Nuk është hera e parë që shqiptarët përmenden në filma apo seriale të famshëm në botë me një reputacion jo të pëlqyeshëm.

Sa për rikujtim, populli ynë është përmendur tek trilogjia “Taken” me protagonist Liam Neeson, si hajdutë dhe pjesëtarë të një rrjeti prostitucioni, të njohur fuqishëm për hakmarrje dhe besnikëri.

Këtë herë është një nga serialet më në zë “Criminal Minds: Beyond Borders” i rrjetit “CBS”, i cili ka sjellë në një episod të serialit një personazh me identitet shqiptari (

aktori Mike Dopud

), i cili dyshohet për vrasjen e një greku për biznese të pista.

Në këtë serial luajnë emra të njohur të serialit të transmetuar në TV KLAN “CSI New York”, si Gary Sinise, i njohur edhe nga publiku shqiptar.

Këtë të mërkurë në “Criminal Minds: Beyond Borders”, IRT (

Skuanda Anti-Kriminale

) niset drejt Athinës pasi një burrë është gjetur i vdekur. Në krye të listës së të dyshuarve është Nazmi Dushku (

Mike Doput

), një ish-boksier shqiptar, i cili ka të vendosur në shpatullën e tij një çip dhe nuk kundërshton sugjerimin e Jack (

Gary Sinise

) dhe Claras (

Alana De La Garza

) që ka kryer vrasjen e një greku për hakmarrje pasi një marrëveshje biznesi shkoi keq.

Është thjesht biznes, por biznesi mund të jetë me zarar. Nuk paguajnë në kohë dhe nuk janë të ndershëm, thyejnë premtime. Grekët e përdorin kombësinë e tyre kundër njerëzve të mi. Duan t’i shtypin shqiptarët”

, thotë ai në një trailer të episodit.

“Sado përpiqen të më ulin unë ngrihem sërish. Askush nuk më mund dot mua, madje as policia. Lëvizja jote Jack

”, shtoi ai.

Ky është episodi numër 8 i sezonit të dytë të serialit me 9 episode gjithsej dhe mund të ndiqet sot online./

Për tvklan.al: Florida Telha