Ish deputeti britanik, Lembit Opik, ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij duke i dërguar aksidentalisht të dashurës së tij, foto me një femër tjetër.

Ai dhe 45-vjeçarja Alex Best i kanë mohuar akuzat duke thënë se ishin thjesht “miq të mirë”. Por e dashura e tij Sabina Vankova, ka publikuar fotot që ai ia kishte dërguar aksidentalisht, ku ai shfaqej në momente intime me Alex ndërsa ajo kishte veshur rroba banjoje.

Sabina, me origjinë nga Bullgaria, tha:

“Nuk mund ta besoja atë kur pashë fotografitë. Ai gjithmonë ka pohuar se janë vetëm miq, por unë kam pasur dyshimet e mia. Kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre nuk është vetëm miqësi. Mua m’u thye zemra. Nuk e dashuroj më dhe nuk dua të jem me të”.

Alex Best është ish gruaja e futbollistit të famshëm George Best dhe njëkohësisht një ish modele shumë e famshme në Britaninë e Madhe.

/tvklan.al