Tefik Osmani dhe Handi Salihi, po përjetojnë ndoshta situatën më të keqe në karrierën e tyre. Të dënuarit nga Komisioni i Disiplinës, për përplasjen me arbitrin Enea Jorgji në ndeshjen Kukësi – Skënderbeu nuk e prisnin masën ekstreme nga Federata e Futbollit. Futbollistët shprehin keqardhje për ç’ka ndodhi.

Tefik Osmani:

“Ishin rrethanat nuk e kam sharë arbitrin.”

Edhe Hamdi Salihi thotë se rrethanat bënë që ai të nxirrte më të keqen nga vetja.

“Futbolli, kur luante Daniel Xhafaj ishte më i ashpër.”

Ish – sulmuesi thotë se Federata duhet të kishte marrë parasysh edhe përjetimin e futbollistëve në fushë.

“Veprimi i dënueshëm, në 20 vjet karrierë s’kam parë arbitrim të tillë. Salihi ka kontribuar, nuk duhet të ishte aq i ashpër se s’ka qenë problematik.”

Tejet radikal është Rezart Dabulla, i cili për gjithçka që ndodhi bën përgjegjës arbitrin Enea Jorgji.

“Arbitri të dënohet 6 mauj deri në 1 vit. Arbitrat prishën ndeshjen.”

Me motivacionin për sjellje jo sportive ndaj arbitrit, Tefik Osmani u dënua me 8 javë pezullim ndërsa grisja e kartonit nga Hamdi Salihi u konsiderua dhunë dhe Shkodrani u pezullua për 10 javë. /TV KLAN