Ish-kampionët e Greqisë luajnë për të ndihmuar Lekbellon

Artur Lekbello nuk është vetëm. Në betejën me sëmundjen e vështirë që i ka paralizuar pjesërisht gjymtyrët ai ka mbështetjen e ish – shokëve të ekipit të Arisit të Selanikut ku luajti për 8 sezone. Bashkë me lojtarë e ekipit të përfaqësueses greke që u shpall Kampione e Europës në vitin 2004 ata zhvilluan një ndeshje ku të ardhurat do të shkojnë për kurimin e Artur Lekbellos në Gjermani.

Në këtë nismë nuk ka munguar Dhelas, ish – kapiteni Greqisë së drejtuar Oto Rehagel dhe të tjerë titullarë të asaj skuadre. Një moment mbështeje, por dhe force për Artur Lekbellon që Klubi i Arisit e quan pjesë të familjes sportive.

“Është diçka që nuk e kisha imagjinuar, njerëzit po tregojnë një dashuri të madhe ndaj meje dhe kjo më jep forcë për të ecur përpara dhe për të dalë fitues nga beteja me sëmundjen.”

Më shumë se 2 mijë spektatorë e ndoqën këtë ndeshje në stadiumin e Arisit. Për ish – lojtarin e Tiranës kanë shkuar edhe të ardhurat e biletave të sfidës së basketbollit Tirana – Ardhmëria që u luajt të martën në kryeqytet dhe gjysma e parave nga biletat e ndeshjes së Superligës, Skëndërbeu – Tirana.

/Tv Klan


Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione