Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 4 zyrtarë të komunës Buçimas. KLSH njoftoi se ka depozituar kërkesën për nisjen e një hetimi për ish-kreun e kësaj njësie vendore dhe 3 anëtareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Auditi ka zbuluar se këta persona kanë shkelur procedurat e tenderimeve për punë të ndryshme publike duke i sjelle buxhetit të shtetit një dem prej 850 mijë dollarësh./ TV KLAN