Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rudy Giuliani do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Giuliani ndodhet për vizitë në vendin tonë gjatë këtyre ditëve. Gjatë intervistës me Blendi Fevziu, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut do të flasë për marrëdhënien e tij me shqiptarët në Amerikë, lidhjet që ka me Shqipërinë, Kosovën, për karrierën e tij politike si dhe për presidencën Trump e politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Intervista e Blendi Fevziut me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut do të transmetohet sonte në orën 22:00. /

tvklan.al