Ish-Kryeministri Berisha: Akt terrorist në Shkodër

Një akt terrorist e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha shpërthim me tritol në Shkodër ku u plagosën tetë persona.

Në një postim në Facebook, Berisha bën përgjegjëse “bandat e partisë” për këtë atentat me eksploziv.

Ish-Kryeministri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës më 27 Janar.

“Akt terrorist në Shkodër! Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishëm! Bandat e partisë vendosin eksploziv në Shkoder, 7 të plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushë Krujës, sot radhën e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Në kuadrin e operacionit “Forca e Krimit” bandat e partisë godasin fuqishëm. Protestë dhe vetëm protestë duhet të jetë përgjigjia jonë”, ka shkruar në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha.

Atentati me tritol ndodhi në lagjen “Partizani” të Shkodrës rreth orës 10:45. Eksplozivi ishte vendosur në një motor të parkuar dhe nga shpërthimi u plagosën 8 persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. /tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*