Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në Facebook, ku shkruan se mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:48 Kryeministri Edi Rama ka shkuar me urgjencë në spital.

Duke iu referuar “qytetarit dixhital”, Berisha thotë se Kryeministri shkoi në spital për shkak të overdozës.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Rama një natë të sikletshme, në urgjence nga overdoza!

Qytetari dixhital informon se Noriega mbrëmë në ora 22:48 minuta shkoi me urgjencë në spital për shkak të overdozës! 

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Thu 22:48.Zoti berisha përshëndetje. Verifikoni se eskorta e kryeministrit bashkë me ambulancën po i drejtohen spitalit amerikan tek rruga e kavajës. Thonë që ka kaluar overdozë. Anonim ju lutem”.

/tvklan.al