Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të disa komplikacioneve në organet vitale.

Rexhepi, i cili ishte dikur dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, për shkak të shëndetit jo të mirë është duke u trajtuar në QKUK në repartin intensiv.

Bajram Rexhepi është tërhequr krejtësisht nga politika vitet e fundit dhe i është përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu./Klan Kosova.