Borko Stefanovic, tani është në opozitë me lëvizjen e tij majtiste. Ish-kryenegociatori serb për Kosovën beson se këtë vit do të arrihet një marrëveshje obligative mes Serbisë dhe Kosovës.

Problemet e shumta -zgjidhen me një marrëveshje përfundimtare, por për Serbinë problem kryesor e sheh kërkesën e Kosovës për një ulëse në OKB.

Kjo është fusha ku thyhen heshtat. Në këtë pikë do të ketë më së shumti problem pasi kjo për Serbinë dhe opinionin këtu është e papranueshme.”

Askush në Serbi, thotë Stefanoviç, nuk do ta mbijetonte politikisht njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke mos dashur të heqim dorë në vështrimin tonë për statusin, në atë kohë ne kemi nisur një dialog për çështje jetësore. Kanë qenë më shumë të dështuara se sa të suksesshme, por ne kemi arritur të bisedojmë normal pasi deri në atë kohë qëndrimi ka qenë se Kosova nuk ekziston.”

Sukses në karrierë e konsideron megjithatë lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe serbëve.

Tv Klan