aspara2Kanë kaluar gati 50 vjet qëkur u shpall femra më e bukur në Univers, por koha për të duket se ka ndaluar.

Apasra Hongsakula u shpall Miss Universi në vitin 1956, ku ishte vetëm 18 vjeç, ndërsa sot, 67- vjeçarja nga Tailanda shfaqet me një pamje tepër të re, thuajse nuk kanë kaluar plot 50 vite.

Sekreti i saj? Asnjëlloj ndërhyrje kirurgjikale, asgjë.

Duke folur për një nga televizionet kombëtare në Tailandë, menaxheir i Hongsakula u betua se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe në të njëjtën kohë përgënjeshtroi zërat se ish- mbretëresha e bukurisë, kishte shpenzuar 60 mijë euro për një kurë kundër plakjes.

tvklan.al