ISH_POLICEShoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 shprehet e shqetësuar për situatën e kriminalitetit në vend. Drejtuesit e saj shprehen se atentatet, vrasjet, plagosjet, vjedhjet, grabitjet e ngjarjet e tjera kriminale kanë cënuar dukshëm Sigurinë Publike, aq saj e cilësojnë situatën më të rëndë kriminale pas asaj të vitit ’97.

Ministri i Brendshëm i quajti atentatet me tritol si akte terroriste. Por shoqata e punonjësve të policisë në lirim thotë se këto akte kriminale nuk kanë të bëjnë me terrorizmin, ndaj i drejtojnë një thirrje ministrtit që të distancohet nga deklaratat politike dhe të marrë përgjegjësine mbi vete.

Po kështu, shoqata i bën thirrje edhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit që të distancohet nga diktati politik i Ministrit të Brendshem.

Një tjetër thirrje kjo shoqatë i drejton edhe programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Misionit PAMECA të Bashkimit Europian dhe Përfaqësisë së OSBE-së që të ushtrojnë ndikimin e tyre pozitiv në shkëputjen e organizatës së Policisë së Shtetit nga politika.