Me premtimin se do jetonin përgjithmonë së bashku, çifti Liam Curry dhe Chloe Rutherford janë konfirmuar të vdekur në masakrën e Manchester Arena.

Rutherford, 17 – vjeç dhe Curry, 19 – vjeç, ishin shpallur të humbur, por tashmë autoritetet policore kanë thënë se ata kanë ndërruar jetë.

“Të dy ishin ‘të pandarë’ dhe ‘të bukur brenda dhe jashtë’, ata jetonin për të shkuar në vende të reja së bashku dhe për të eksploruar qytete të ndryshme. Ata donin të ishin së bashku përgjithmonë dhe tani ata janë”

,  janë shprehur me lot në sy të afërmit e çiftit.

Babai i Chloe kishte udhëtuar gjatë natës për të vërtetuar nëse dy trupat e gjetur i përkisnin djalit  dhe të dashurës të tij, por fatkeqësisht ai ka konfirmuar dy viktimat.

22 persona gjetën vdekjen dhe 59 të tjerë u plagosën  pasi kamikazi vetëvrasës Salman Abedi shpërtheu një eksploziv pranë hyrjes në Manchester Arena, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande./tvklan.al