Antraksi apo siç njihet ndryshe plasja, sëmundje infektive ka shënuar viktimën e parë pas 7 vitesh në zonën e Libohovës në Gjirokastër. Viktima është një 58-vjeçar. Diagnoza është konfirmuar nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Nga ana tjetër Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë garanton se sëmundja nuk është marrë nga konsumimi i mishit.

Institucionet shëndetësore e veterinare sigurojnë se nuk ka vend për panik. Jugu njihet si zonë e antraksit, ndaj ata apelojnë për kujdes të shtuar në rastet kur shikojnë shenja të sëmundjes të cilat janë këputje, temperaturë dhe puçra në lëkurë.

Tv Klan