Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 26- vjeçar, pasi akuzohej për “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”,.

Njoftimi i policisë:

Në datë  26.08.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit :

 Dorian Shehu, 26 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Prokuroria ka lëshuar urdhrin e datës 24.03.2014, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 21-2013-1025/129,  datë 11.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  i cili është lënë në fuqi me vendimin nr. 37 datë 27.02.2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për shtetasin Dorian Shehu, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar  me 8 (tetë) vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./tvklan.al