Një vajzë 20 – vjeçare është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas mediave britanike 20- vjeçarja, Mohra Abdhou, e njohur si Montana, ishte duke folur me miqtë e saj në momentin që u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Mësohet se personat kanë qenë me motor në momentin që kanë qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë dikush tjetër, por ata nuk kanë mundur dot ta vrasin atë.

Atentatorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur të renë.

Mësohet se sulmi ka ndodhur ditën e premte një një bllok pallatesh në një lagje në veri-perëndim të Londrës./tvklan.al