Një 17-vjeçare nga Kukësi me iniciale A.H është gjetur e varur në një pishë në fshatin Gdheshtë.

Adoleshentja ishte larguar nga banesa më 2 shtator dhe babai i saj kishte bërë denoncim në polici. Tre javë më pas, 17-vjeçarja u gjet e vdekur. Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet që ajo të jetë vetëvarur. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

/tvklan.al