Një djalë adoleshent nga India, që presupozohej i vdekur, shokoi familjen kur u zgjua rrugës për në varrimin e tij.

17 – vjeçari Kumar Marewad, nga fshati Managundi u dërgua menjëherë në spital, pasi hapi papritur sytë dhje nisi të lëvizte këmbë e duar.

I riu, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, u kafshua nga një qen rruge rreth një muaj më parë dhe sipas “Times of India”, po trajtohej në një spital shtetëror.

Situata e tij u përkeqësua dhe mjekët e vendosën në aparatura për ta mbajtur gjallë, derisa familjes iu tha se infeksioni ishte përhapur në të gjithë trupin e të riut, e për këtë arsye atij iu fikën aparaturat që e mbanin në jetë.

Pas kësaj, familja e mori trupin e 17 – vjeçarit në shtëpi dhe u përgatitën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Por pa arritur ende në varrëza, ai nisi të lëvizte. I riu u dërgua në një spital privat dhe vijon të marrë frymë falë aparaturave.

Teksa nuk është ende e qartë sesi Kumar “u rikthye në jetë”, ka disa arsye që mund të shpjegojnë si është e mundur që u përmend papritur.

Sipas ekspertëve, duke qenë se Kumar u hoq nga aparaturat që e mbanin në jetë, në trupin e tij mund të ketë patur ende qetësues që shkaktojnë paralizë në trupin.

Zgjimi i tij mund të ketë ardhur si pasojë e ikjes së efektit të këtyre ilaçeve./tvklan.al