Kërkohej nga policia si i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, u arrestua nga policia e Durrësit në Shijak.

Rudin Çalliku 44 vjeç, nga Xhafzotaj është dënuar nga Gjykata e Gjenovës me 5 vite e gjysmë burg si një nga pjesëmarrësit në organizatën kriminale “Kanun” të goditur nga policia dhe prokuroria italiane në vitin 2010.

Çalliku u kap nga policia në një lokal në pronësi të tij, në të cilin qëndronte për t’iu fshehur policisë. Në momentin e ndalimit, atij nuk iu gjet ndonjë send i paligjshëm. Menjëherë Çalliku u dërgua në ambientet e policisë së Durrësit ku edhe iu komunikua arrestimi për llogari të Interpolit.

Sipas policisë, Çalliku, duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 2.4 muajsh. Ndaj Çallikut rëndonte  akuza e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Ai është arrestuar bashkë me një grup tjetër personash në kuadër të operacionit “Kanun” të policisë italiane në Gjenovë. Në këtë u arrestuan mbi 20 persona nga policia italiane të cilët morën dënime deri në 500 vite burg. /Tv Klan