Policia e Vlorës ka arrestuar një 27 – vjeçar, pasi prej një viti ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e Marjus Barjami, 27 vjeç, banues në Vlorë. Në kuadër të procedimit penal nr.134 të vitit 2016 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, pasi me vendim të kësaj Gjykate i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

 “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

 Ngjarja ka ndodhur në Maj të 2016, ku mbi bazën e një Operacioni në bashkëpunim me Krimet e Rënda Tiranë, u bë e mundur asgjësimi dhe sukuestrimi bimëve dhe lëndëve narkotike në fshatrat Treblovë dhe Vezhdanisht.

U sekuestruan edhe armë zjarri e fishekë si dhe u arrestuan 6 persona, ndërsa shtetasi Marjus Barjami u shpall në kërkim si një nga bashkëpunëtorët e këtij grupi./tvklan.al