Ishulli Guam është i pushtuar nga gjarpërinjtë helmues kafë, që po shkaktojnë një katastrofë të vërtetë në popullsinë e kafshëve në këtë vend.

Sëfundmi, ekspertët kanë zbuluar se nuk bëhet fjalë vetëm për zogjtë apo brejtësit që vuajnë pasojat, por edhe rritja e pemëve mund të bjerë deri në 92 përqind, falë urisë së gjarpërinjve.

Ishulli i vogël Guam është territor i SHBA dhe ndodhet diku mes Australisë dhe Japonisë. Ai është i famshëm për pushtimin që iu bë nga Japonia në Luftën e Dytë Botërore, përpara se të çlirohej nga forcat amerikane në 1944 –ën.

Një tjetër fenomen që i ka dhënë famë këtij ishullli është fakti se është kthyer në magnet për gjarpërinjtë kafë të pemëve, (

boiga irregularis

) që nisën të shfaqeshin gjatë periudhës kur ishulli u çlirua, me shumë gjasë pasi u transportuan me pajisjet ushtarake nga Papua Guinea e Re.

Kjo lloj specie nuk është aq e rrezikshme për njerëzit, ndonëse injekton helm mbi prenë e saj.

Tashmë numri i tyre është rritur kaq shumë, sa përgjatë 7 viteve të shkuara ata përllogariten të kenë shkaktuar një dëm prej 4.5 milionë dollarësh në këtë vend. Padyshim që dëmet më të mëdha i ka pësuar ekosistemi. Në mesin e 1980 –ës, 10 nga 12 llojet e zogjve tipik në Guam u zhdukën.

Megjithatë ka ende shpresë. Sëfundmi Departmenti Amerikan i Agrikulturës ka ndërmarë një progam me vlerë 8 milion dollarë për të zgjidhur problemin e gjapërinjve.

Arma e tyre është një dozë paracetamoli, që është toksike për shumë kafshë, përfshirë gjarpërinjtë kafë.

Ata e shpërndajnë atë me parashuta duke u hedhur me mijëra minj të ngordhur në pyll. Të dhënat e para tregojnë se gjarpërinjtë e hanë grepin, megjithatë është ende fillimi./tvklan.al