Të paktën 50 persona janë vrarë nga dy sulme në jug të Irakut. Në sulmin e parë, një kamikaz shpërtheu jelekun me eksploziv që mbante të veshur, ndërsa persona të armatosur hapën zjarr brenda një restoranti në Nasiriya.

Menjëherë pas kësaj, një makinë bombë shpërtheu në një pikë kontrolli aty pranë. Grupi terrorist i ashtuquajtur “Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, sulmuesit ishin maskuar si anëtarë të Hashd al-Shaabi, një grupim që ka luftuar së bashku me forcat irakene kundër ISIS.

Zyrtarët irakenë thonë se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh. ISIS po përballet me humbje të mëdha në Siri dhe Irak, megjithatë mbeten të afta për të shkaktuar masakra ndaj popullsisë civile.

/tvklan.al