Futbolli merr një tjetër kërcënim nga ISIS. Në internet janë shfaqur imazhe që lajmërojnë se finalet e Botërorit 2018 rrezikohen nga sulmet terroriste. Në njërën prej tyre shfaqet Lionel Messi pas hekurave dhe me një sy të gjakosur.

 “Po luftoni me një shtetet fjalori i të cilit nuk e përmban fjalën dështim”, është mesazhi që e shoqëron.

Në një tjetër duket një person i armatosur, që shikon drejt stadiumit “Luzhniki” të Moskës.

“Na prisni” shkruhet në foto. “Armiqtë e Allahut në Rusi, betohemi që zjarri i ushtarëve tanë do t’u djegë” – vijon kërcënimi në këtë imazh.

Mesazhet e ISIS kanë qenë të vazhdueshme për evenimentin më të rëndësishëm të futbollit që do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm në 11 qytete të Rusisë. Ndeshjet e futbollit janë bërë objekte sulmesh edhe më parë.

Më 13 nëntor të 2015 pranë “Stade De France” në Paris, kamikazë shpërthyen bombat që kishin në trup kur po luhej takimi miqësor mes Francës dhe Gjermanisë. Njëri prej tyre u ndalua nga forcat e sigurisë para se të hynte në stadium.

Tv Klan