Një tjetër video kërcënuese është publikuar nga ekstremistët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Përmes kësaj videoje, ISIS ka kërcënuar koalicionin e të pabesëve siç e quajnë ata aleancën e shteteve me në krye fuqitë e mëdha, si Shtetet e Bashkuara apo Franca.

“Ne do të vijmë në vendet tuaja dhe do t’ju shkatërrojmë”, thotë ushtari i maskuar i ISIS. Mesazhi për Francën ka qenë i qartë dhe i është drejtuar vetë Presidentit François Hollande.

Ke ndërmarrë një luftë që nuk e fiton dot, më kot i premton fitoren popullit tënd”. Fitorja është e jona thuhet në videomesazhin e Shtetit Islamik.

Tv Klan