Parisi është zgjuar sot nën ankthin e sulmit terrorist të mbrëmjes së kaluar. Një militant i Shtetit Islamik sulmoi policinë pariziene, duke lënë të vdekur një oficer policie dhe plagosur dy të tjerë. Ai zbriti nga makina me të cilën udhëtonte dhe hapi zjarr mbi policinë. Më pas tentoi të largohet me vrap nga vendngjarja, por u qëllua për vdekje nga efektivët.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga autoritetet si Karim Cheurfi, 39 – vjeç.

Ai rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë, i arrestuar për plagosje të policëve në vitin 2001. Cheurfi njihej nga autoritetet franceze si i radikalizuar, por nuk është e qartë pse ishte lënë i lirë.

ISIS mori përsirpër sulmin përmes medias se tij Amak. Terroristët e quajtën sulmuesin një ushtar të Shtetit Islamik i njohur me pseudonimin belgu. 

Shëtitorja “Champs Elysée”, është rihapur mëngjesin e sotëm.

Sulmi vjen vetëm pak ditë përpararaundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze që do të mbahen këtë të dielë. Të gjitha aktivitetet elektorale të kandidatëve presidencialë Fillon, Macron dhe Le Pen janë anuluar për sot.