ISIS ka shpërndarë fotografi ku shfaqen dënimet mesjetare që anëtarët e tyre shkaktojnë tek njerëzit që jetojnë nën kontrollin e tyre, në kryeqytetin sirian të Damaskut.

Në një fotografi të veçantë, mund të shihet një person i varur në skajin e një ndërtese të gjatë, përpara se ta hidhnin prej saj për “krimin” e homoseksualitetit.

Në një pamje tjetër, shfaqet një person me sy të lidhur, të cilit i kanë copëtuar dorën sepse kishte vjedhur.

Burrat që shihen me rroba të gjelbërta, të cilët duket se janë trajnuar për të qenë mjekë, shfaqen duke i mbështjellë krahun hajdutit, aty ku dikur ka qenë dora e tij, ndërkojë që kalimtarët kanë ndaluar për të parë.  

Një person tjetër shihet duke u rrahur në një rrugë të populluar, pasi u akuzua për pirjen e një cigareje, gjë që është e ndaluar brenda Shtetit Islamik barbar. Banorët e tjerë vazhdojnë rrugën me biçikleta, ndërsa zbatuesi i ISIS-it jep të akuzuarit dënimin drakonian.

Një i akuzuar për apostatizim, braktisje e fesë së Islamit, shfaqet duke u qëlluar me pistoletë në pjesën e pasme të kokës nga një zbatues i ISIS. Ndërsa në mesin e turmës ndodhen fëmijë që shikojnë ekzekutimin e tij në mes të rrugës.

Një fotografi tjetër tregon një grup policësh të ISIS-it, që patrullojnë në treg për të siguruar që produktet në shitje janë të pranueshme për kalifatin dhe për të qortuar njerëzit që kanë guxuar të rruajnë mjekrën e tyre./ tvklan.al