Një sulm vetëvrasës ndaj një autokolone të misionit të NATO-s në Afganistan ka vrarë të paktën tetë persona në Kabul. Viktimat ishin të gjithë civilë, tha një zëdhënës i qeverisë. Rreth 25 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë tre anëtare të NATO-s. Sulmi mbi kolonën e automjeteve ushtarake ndodhi pranë Ambasadës Amerikane në orët e para të mëngjesit. Pas ngjarjes, shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Dy nga automjetet e NATO-s u dëmtuan rëndë, së bashku me disa makina të tjera që kalonin në rrugë në çastet e shpërthimit. Sulmi vjen tri javë pasi SHBA-ja hodhi bombën më të madhe jo-nukleare, të njohur si “nëna e të gjitha bombave”, në një kompleks tunelesh të përdorur nga ISIS në Afganistan, ku thuhet se u vranë shumë militantë të ekstremistëve islamikë.

Ndërkohë, SHBA po diskuton nëse do të dërgojë më shumë trupa në Afganistan, si përgjigje e intensifikimit të sulmeve terroriste të kohëve të fundit.

Tv Klan