Aeroplani i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis ka qenë objektiv i një sulmi me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Rreth 40 raketa dhe granata goditën aeroportin, por zyrtari i lartë amerikan ishte larguar në atë moment, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.

Nga sulmi me breshëri raketash e granatash mbetën të plagosur 5 persona, kur një raketë goditi një shtëpi pranë aeroportit. Talebanët dhe terroristët e ISIS morën përgjegjësinë e sulmit.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë ngjarje. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mattis ka shkuar në Afganistan për t’u takuar me presidentitn Ashraf Ghani, në një vizitë të panjoftuar.

Në një konferencë për shtyp nga pallati presidencial, Stoltenberg dhe Ghani thanë se “një sulm në një aeroport kudo në botë, është një veprim terrorist”.

/tvklan.al