ISIS ka publikuar një video kërcënuese mbi propagandën e re që flet për pushtimin e Uashington DC dhe hedhjen në erë të një ure në Londër, duke përdorur pamjet nga filmat hollivudianë.

Abd al Faqir Media, një grup që mbështet ISIS, ka publikuar pamjet e titulluara:

“Pushtimi i Uashingtonit: Pjesa 1”.

Në video tregohen sulme imagjinare duke përdorur skena nga filmi hit si

“Rënia e Londrës”

me protagonist Gerard Butler.

Videoja nis me ushtarët duke u përgatitur për të luftuar, duke mbledhur armë dhe duke udhëtuar nëpër një zonë të braktisur me tanke. Pastaj një furgon shihet i mbushur me eksploziv tek po kalon në një urë në Londër.