Filmi i animuar “Isle of Dogs” i producentit Wes Anderson do të shfaqi premierën e tij botërore në festivalin e filmit të Berlinit më 15 Shkurt 2018.

I vendosur në një të ardhme utopike në Japoni ky film paraqet disa qenë të cilët janë internuar në një ishull të karantinës pas një gripi misterioz që ishte shfaqur tek ata.

Aktori japonez Koyu Rankin do të bëjë zërin e një 12-vjeçari  i quajtur Atari që është edhe përsonazhi kryesor që kërkon qenin e tij, Spots.

Aktorë të tjerë të famshëm që do të bëjnë zërat në film janë Bryan Cranston, Edward Norton , Scarlett Johansson , Bill Murray, Jeff Goldblum dhe Tilda Swinton.

Filmi ka qenë tashmë subjekt i disa kritikave në mediat sociale për shkak se nuk duhej realizuar në Japoni .

Isle of Dogs do të shfaqet më 23 mars në SHBA, 29 mars në Australi dhe 30 mars në Britani të Madhe.

Burimi: Klan Plus