Ismail Kadare: Të pa-tolerueshëm disa nga filmat e regjimit komunist

E quan të patolerueshme shfaqjen në ekranet shqiptare të disa filmave të realizmit socialist, ku fëmijët kanë rolin e spiunit të regjimit.

Mendimin e tij mbi debatin për kufizimin e disa pelikulave të realizuara në periudhën komuniste, shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, e artikuloi gjatë bashkëbisedimit me lexuesit në teatrin e “Klan Kosovës” nën drejtimin e Baton Haxhiut.

Pasi iu përgjigj interesit të lexuesve edhe për çështjen e identitetit shqiptar, situatën politike në Maqedoni dhe çmimin “Nobel”, Klan Kosova i dhuroi Ismail Kadares “Hyjnesha në fron” ose “Mbretëresha e Dardanisë” një nga simbolet më të lashta të Prishtinës.

Pak ditë më parë, ai u nderua me çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, të cilin Ismail Kadare e vlerësoi si ndër më të rëndësishmin pasi i jepej në mbretërinë e lexuesve, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Tv Klan


Kategori
KulturëTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*