Dy gra me origjinë shqiptare janë arrestuar nga karabinierët në Itali pasi në shtëpinë ku ata banonin janë gjetur drogë të llojeve të ndryshme dhe armë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, shqiptaret e moshave 71 dhe 21-vjeçare u arrestuan pas kontrolleve  në shtëpinë e tyre në Santeramo në Colle, në Bari. ANSA nuk thotë nëse gratë kishin lidhje farefisnore apo jo.

Në dhomën e gjumit u gjetën 4.3 kilogramë heroinë kur karabinierët bastisën shtëpinë. Në sallon po ashtu u gjetën 500 gramë kokainë dhe dy armë, njëra prej të cilave e vjedhur në muajin Shkurt në Leccese. Ndërsa në kuzhinë karabinierët gjetën 8 gramë marijuanë, matës dhe shirita të përdorur për ndarjen e paketimin e lëndëve narkotike./tvklan.al