Pas dështimit të përpjekjes për të formuar qeverinë e re në Itali, kreu i lëvizjes populiste Pesë Yje kërkoi shkarkimin e presidentit Sergio Mattarella.

Kreu i lëvizjes Pesë Yje, Luigi di Maio, tha në një intervistë televizive se do të kërkojë largimin e presidentit Mattarella bazuar në nenin 90 të Kushtetutës italiane. Pas kësaj në vend duhet të organizohen zgjedhje të reja. Neni 90 i kushtetues ofron mundësinë për ta paditur presidentin për tradhti të lartë ose shkelje të kushtetutës.

Regierungsbildung in Italien zieht sich weiter hin (picture-alliance/dpa/ANSA/AP/R. Antimiani)

Luigi di Maio

Presidenti italian Mattarella kishte shkaktuar më parë dështimin e formimit të një qeverie të përbërë nga nga Lëvizja Pesë Yje dhe nga partia e djathtë Lega, sepse kishte refuzuar të pranonte emërimin e Paolo Savonas si ministër të Ekonomisë dhe të Financave.

 Paolo Savona Euro-Kritiker Ökonom (Getty Images/AFP/F. Frustaci)Paolo Savona

Paolo Savona shquhet për qëndrimin e tij euroskeptik dhe kritikat ndaj rregullave të Eurozonës. Pas kësaj kadidati për kryeministri Giuseppe Conte e dorëzoi mandatin e tij.

Shqetësim për një krizë të re të euros

Planet e aleancës së re qeveritare në Itali për shkurtime taksash, caktimin e një rroge minimale dhe projekte të tjera të shtrenjta, si dhe retorika antievropiane, i kishin shqetësuar BE-në dhe tregjet financiare. Ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë është tashmë e zhytur në borxhe me gati 132 për qind të prodhimit ekonomik. Pas Greqisë kjo është vlera e dytë më e lartë në Evropë.

Ligjet e Eurozonës përcaktojnë një nivel prej vetëm 60 për qind dhe që borxhi i ri vjetor të mos i kalojë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Tani po përhapet frika se Italia mund të shkaktojë një krizë të re të euros./DW