shkaterrohet rrjetiNjë sasi rekord prej rreth 2 ton lëndë narkotike me vlerë mbi 2 milion euro janë sekuestruar gjatë një aksioni të gjerë të policisë italiane.

Në pranga ranë 36 persona, mes të cilëve 16 shqiptarë.

Bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të drogës, që merrej kryesisht me trafikimin drejt Italisë të kokainës me prejardhje nga Hollanda dhe marjuanës nga Shqipëria.

Arrestimet u kryen në Milano e Firence, ku rrjeti ushtronte aktivitetin e tij prej vitesh.

Bëhet fjalë për rrjet kriminal të drejtuar nga shqiptarë. Mediat italiane bëjnë me dije se në krye të këtij rrjeti ishin Leonard Smakaj 35 vjeç e Teofil Popa 39 vjeç. Ata ishin të lidhur me një një grup kriminal në Milano të drejtuar po nga shqiptarët, Edmond dhe Genti Marku si dhe Ditmir Vuçaj.

Nga Hollanda, kokaina futej në Itali përmes kamionëve, ndërsa marjuana, përmes rrugëve detare nga Shqipëria. Veç lëndës narkotike, gjatë aksionit u konfiskuan disa prona, mes tyre agjensi imobiliare e firma ndërtimi, 9 automjete dhe 13 llogari bankare. Të gjitha i përkisnin të arrestuarve shqiptarë.

Skema e trafikut të drogës ishte e ndërtuar në mënyrë të tillë që ti ngjante një sipërmarrje ndërtimi. Aksioni është kurorëzim i hetimeve të nisura që prej vitit 2010 nga prokuroritë e Milanos e Firences nën emrin e koduar “Malësori”.

Tv Klan