i vrari

Valentin Frrokaj, 37 – vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu i Palermos më 7 maj të vitit 2014, ky që po shihni në këtë foto, është vrarë.

Ai është qëlluar nga një italian, një tregtar bizhuterish, gjatë një tentative grabitjeje. Frrokaj kishte hyrë në shtepinë e tregtarit, bashkë me dy persona të tjerë.

Rudolfo Koraco u tha hetuesve se në orën 21 të mbrëmjes së të martes, kur po kthehej në shtëpi, u sulmua nga tre persona në oborrin e vilës së tij. Personat që e sulmuan i kishin kërkuar të fikte kamerat e sigurisë. Sapo hynë në shtëpi, Frrokaj dhe dy shqiptarët e tjerë, të cilët janë në kërkim, nisën të qëllonin në ajër.

 “U dhashë gjithçka, në shtëpi nuk kisha më asgjë, por ata këmbëngulnin duke me kërcënuar. Tentuan të më frikësonin edhe vajzën time, që është 11 vjeç. E morën në katin e sipërm dhe i thanë: nëse babai yt nuk na thotë se ku janë paratë do t’i presim gishtërinjtë. Na mbajtën për një orë e gjysmë duke na kërcënuar me pistoletë. Ata qëlluan gjashtë herë me pistoletën që mbaja në bodrum. Unë qëllova vetëm tre herë, dy plumbat e parë shkuan bosh, ndërsa i treti qëlloi njërin prej tyre, por nuk kisha marrë shenjestër”, ka thënë Koraco.

Italiani u tregoi hetuesve se lëvizte gjithnjë i armatosur për çështje sigurie . Viktima Valentin Frrokaj ishte person në kërkim pasi më 7 maj të vitit 2014 ishte arratisur nga burgu Paliareli i Palermos, ku vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e një bashkëkombasi më 23 korrik të vitit 2007, në Breshia.  Kjo ishte arratisja e dytë. Më 2 shkurt të vitit 2013 ai u arratis edhe nga burgu i Parmës.

Ai është shqiptari i dytë që vritet në tentativë për të grabitur, pas Gjergji Gjonit, që u qëllua në Luçino të Milanos, në muajin tetor.

Tv Klan