perplasja

Të paktën 70 persona u plagosën  pas përplasjes së dy trenave të metrosë në Kaliari të Italisë, mengjesin e së martës.

Dy prej të plagosurve, mashinisti dhe një pasagjere janë në gjendje të rëndë.

Sic raportojnë mediat italiane ende nuk mund të shpjegohet me detaje dinamika e përplasjes së trenave, shpejtësia e të cilëve nuk ishte e lartë.

Por administratori i ARST, ndërmarrjes së transportit rajonal, tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për një gabim njerëzor.

Një shkak i mundshëm sipas mediave italiane mund të jetë edhe defekti i levës së ndryshimit të binarëve dhe të dy trenat janë gjendur përballë njëri-tjetrit. Mashinistët nuk kanë mundur të frenojnë dhe përplasja ishte e pashmangshme.

Shumë pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre studentë treguan momentet e panikut pas përplasjes së fuqishme.

Tv Klan