Italia dhe Spanja u ndanë në barazim në miqësoren e zhvilluar në Udine.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, të kaltërit kaluan në avantazh në minutën e 67-të pas një aksioni të bukur që u konkretizua nga sulmuesi i Napolit, Lorenco Insinje.

Mirëpo epërsia e ekipit të Antonio Kontes zgjati vetëm 2 minuta.

Në të 69 -tën ishte Aduriz që barazoi shifrat pas një gjuajtje të Alvaro Moratës, që u grushtua nga Bufon.

Spanja do të ndeshet të dielën me Rumaninë. Ndërsa testi i radhës për Italinë do jetë të martën e ardhshme kundër përfaqësueses së Gjermanisë.

Tv Klan