Italia do t’i mungojë finaleve të botërorit për herë të parë pas 60 vitesh.

Barazimi pa gola me Suedinë në Milano ndëshkoi skuadrën 4 herë kampione të botës, që takimin e parë në Solna e humbi me rezultatin 1 – 0. Një ndeshje në sulm e italianëve dhe në mbrojte e suedezëve që morën atë që kërkuan. Muri i Suedisë nuk u kalua në “San Siro” pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vendasve.

Një dështim i Italisë që e mbylli në vendin e dytë në grupin ku ndodhej Shqipëria. Ky dështim pritet të sjellë edhe largimin e trajneri Gian Piero Ventura sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Kjo mungesë i shtohet asaj të Kilit dhe Holandës që kanë lënë shenjë në historinë e kampionateve botërorë.

/Tv Klan