Të gjithë në sulm!

Kështu mund të përkufizohet formacioni i mundshëm që trajneri i Italisë Ventura pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë. Me 4 sulmues, Insigne, Belotti, Immobile dhe Candreva, Italia shpreson dhe kërkon të fitojë me sa më shumë gola për çështje të renditjes dhe rivalitetit për vendin e parë me Spanjën.

Sulmuesit do të mbështeten nga dy fantazistë si De Rossi dhe Verrati. Ventura gjithësesi nuk ka lënë zbuluar portën e Buffon që pritet të mbrohet nga 4 futbollistë Zappacosta, Barzagli, Bonucci dhe De Sciglio. Në varësi të lojës së Shqipërisë, Ventura mund edhe të ndryshojë rreshtimin në 4-3-3.

Nga ana tjetër De Biasi që kërkon të marrë një pikë të vlefshme, duke ruajtur portën të paprekur pritet të rreshtohet në formacion mbrojtës me modulin 4-3-2-1. Portieri i Lazios Strakosha që pritet ta nisë si titullar, do të ketë përpara në mbrojtje Hysaj, Veselin, Ajetin dhe Agollin. Organizmi i lojës i është besuar Kukelit, Memushajt dhe Bashës. Sadiku si sulmues i vetëm pritet të ndihmohet në krahë nga Roshi dhe Llullaku.

Frikë dhe respekt për Shqipërinë ka deklaruar Buffon, i cili me këtë takim shkojnë në kuotën e 1000 ndeshjeve në karrierë. Portieri legjendar ka vlerësuar Shqipërinë si një ekip në rritje që prej dy vitesh.

Tv Klan