Pas pak ditësh trajneri i Kombëtares italiane, Giampiero Ventura do të bëjë publikë listën e futbollistëve që do të grumbullojë për tu përballur me kombëtaren Shqiptare për kualifikueset e kampionatit botëror, në takimin që do të luhet në Palermo më 24 mars.

Tekniku ka kohë për të parë edhe dy ndeshje në kampionatet e tyre respektive për të përcaktuar se cilët do të zgjedhë për të vënë përballë skuadrës së De Biasi.

Një ftesë e pret Manolo Gabbiadini, i cili po shkëlqen në Premier League. Sulmuesi 25-vjeçar ka shprehur bindjen se kombëtarja italiane është e gatshme për sfidën ndaj Shqipërisë dhe miqësoren me Holandën.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se veç tij një vend mund të hapet edhe për mesfushorin e majtë Leonardo Spinazzola, futbollist i Juventusit që luan borxh tek Atalanta.

Nuk do të mungojnë yjet si Buffon e Donnarumma në portë, Bonucci, Chiellini dhe Barzagli në mbrojtje. Marchisio, Verratti, De Rossi apo Candreva në mesfushë dhe Immobile, Eder dhe Insigne në sulm./ TV KLAN