Mario Capece, trajneri i portierëve dhe Corrado Saccone, përgatitësi atletik. Janë italianët e Partizanit, që ashtu si shqiptarët po e presin me ankth ndeshjen e së premtes mes dy përfaqësueseve.

Corrado Saccone (Përgatitës atletik te Partizani): Shqipëria duhet të luajë fort, duhet të prodhojë shumë lojë, sepse Italia është ekip i fortë dhe nuk ka dështuar në kualifikueset e një kampionati.

Mario Capece prej kohësh stërvit një nga portierët më të mirë të kampionatit, Alban Hoxhën. Ai i ka dhënë këshillat e rastit për këtë ndeshje, nëse numri një i Partizanit do të luajë titullar.

Mario Capece (Trajner i portirëve te Partizani): Kemi folur shumë. Për fat të keq për një portier, Italia ka sulmues shumë të mirë për momentin. I kam sugjeruar Albanit disa video të tyre, të studiojë lëvizjet e tyre.

Italianë me gjak dhe me zemër, por për këtë ndeshje do ta tradhtojnë flamurin.

Corrado Saccone (Përgatites atletik te Partizani): Jetoj dhe punoj në këtu, ndjehem si në shtëpi dhe do të bëj tifo për Shqipërinë.

Mario Capece (Trajner i portierëve te Partizani): Nëse luan Alban Hoxha ka vetëm një skuadër për të cilën do bëj tifo.

Për 90 minuta do të jenë kuqezinj, por kur bëhet fjalë për himin shqiptar kërkojnë edhe pak kohë për ta mësuar.

Tv Klan