Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 është regjistruar rreth orës 03:42 mes provincave të Macerata dhe Perugia të Italisë fqinje.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, lëkundja e ka patur epiendrën rreth 5 kilometra nga Fiordimonte, Macerata dhe 13 kilometra nga Preci, Perugia.

Agjencia e Lajmeve Ansa shkruan se fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Në total kanë qenë 13 lëkundje tërmeti me magnitudë të ulët, të regjistruara në mesnatë në Italinë Qendrore, që më 24 Gusht dhe 30 Tetor u godit nga dy tërmete me pasoja tragjike me magnitudë, 6 dhe 6.5./tvklan.al