Nisja me humbje e kampionatit pritet të mos ndikojë te Partizani sipas Mark Iuliano. Trajneri i të kuqve beson te lojtarët e tij para ndeshjes së rëndësishme me Kukësin.

“Është një ndeshje e rëndësishme ajo me Kukësin, jemi gati të përgatitur. Kampionatin nuk e kemi nisur mirë dhe duhet të mendojmë të korrigjojmë gabimet. Gjithsesi një rezultat negativ nuk do të ndikojë te lojtarët, pasi në ndeshjen e kupës më dhanë një përgjigje”.

Mosmarrveshjet me Alban Hoxhën duket se janë sqaruar dhe ai do të jetë sërish pjesë ekipit.

“Gjithçka është e mbyllur me çështjen e Alban Hoxhës dhe do të kthehet. Më vjen mirë që e zgjidhëm në mënyrën e duhur. Shiriti i kapitenit do t’i kalojë Idriz Bathës”.

Mark Iuliano nuk kemi në dispozicion Fejzullahin e dëmtuar, ndërsa për Çanin tha se është në gjendje mjaft të mirë, por do të vendosë në fund nëse do të luajë. Kryesfida e javës së dytë Partizani – Kukësi do të luhet të hënën në orën 19:00 në “Selman Stërmasi”.

Tv Klan