Gjatë kohës kur kandidonte për president, Donald Trump ishte në qendër të kritikave për komentet e tij fyese ndaj grave. Të shumtë ishin ata që quanin një mizogjin dhe të padenjë për t’u bërë president i SHBA-ve.

Por nuk mendon kështu vajza e tij, Ivanka, e cila në një samit për gratë sipërmarrëse në Berlin, e përshkroi babain e saj si një “k

ampion të mbështetjes në familje dhe i lulëzimit të saj”

. Këto deklarata nuk gjetën pajtimin e publikut në sallë.

“Sigurisht që kam dëgjuar kritika nga mediat. Por di nga përvoja ime dhe besoj se mijëra gratë që kanë punuar me babain tim për dekada në sektprin privat janë dëshmia e bindjes së tij për potencialin e gruas”.

“Vajza e Parë” mban një rol të rëndësishëm në stafin e presidentit amerikan. Ajo ishte pjesë e një paneli diskutimi për rolin e gruas në sipërmarrje, përkrah kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Tv Klan