Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka 10 ditë afat për të dekretuar ligjin për gjuhët, i miratuar të enjten në parlamentin e këtij vendi.

Mediat maqedonase shkruajnë se deri më tani, nga presidenca nuk është bërë asnjë koment se ç’vendim do të marrë presidenti.

Megjithatë ligji parashikon që nëse presidenti nuk e dekreton, atëhere ligji rikthehet për shqyrtim në parlament. Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë ligjin që e shndërron shqipen në gjuhë të dytë zyrtare, nëse miratohet me 2/3-at.

Tv Klan