izraelNuk ka ende një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës edhe pse presioni ndërkombëtar ndaj organizatës militante Hamas është rritur mjaft së fundi.

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, ka mbërritur në Tel Aviv, i cili tha se gjatë orëve të fundit ka progress sinjifikativ drejt firmosjes së dokumentit.

Kryeministri izraelit, ka deklaruar se edhe në rast të arritjes së këtij armëpushimi, Hamasi duhet të mbajë përgjegjësi për refuzimin e propozimit egjiptian të disa ditëve më parë.

Paralelisht me bisedimet ndërkombëtare, nga Gjeneva Komisionerja e lartë e OKB për mbrojtjen e të drejtave të njeriut deklaroi se Izraeli mund të hetohet për krime lufte për vrasjen e një numri të madh civilësh gjatë 2 javëve të fundit.

Navi Pillay përmendi ndër të tjera një rast ku gjatë bombardimeve izraelite në një plazh të Gazës, humbën jetën disa fëmijë që po luanin.

Navi Pillay – Komisioneria e Lartë e OKB për Të Drejtat e Njeriut: “Këto fakte mund të konsiderohen fuqishëm si shkelje të ligjeve ndërkombëtare, në atë mënyrë që të mund të konsiderohen si krime lufte”.

Kryeministri Benjamin Netanjahu i ka deklaruar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun së fundit se organizata terroriste është përgjegjëse për viktimat civile, pasi përdor taktikën e fshehjes në rradhët e tyre.

Në terren, ofensiva nga toka, por edhe bombardimet nga deti e ajri të ushtrisë izraelite kanë vijuar intensivisht edhe në ditën e 16.

Numri i viktimave në rradhët e palestinezëve i ka kaluar të 650 dhe ai i të plagosurve më shumë se 4 mijë.

Ndërsa nga pala izraelite janë 29 ushtrakë të vrarë dhe 2 civilë.

Por sesa i agravuar është konflikti në Lindjen e Mesme e tregon edhe një incident, kur gazetari palestinez i shërbimit në gjuhën arabe të BBC britanike është sulmuar nga një banor izraelit i qytetit të Ashkelonit teksa informonte rreth situatës.

Tv Klan