Ai ishte vendimtar në ndeshjen e parë dhe kështu izraelitët i kanë varur sërish shpresat tek Eran Zahavi. Sulmuesi që i shkaktoi Shqipërisë shumë dëme në takimin e luajtur në “Elbasan Arena” do të jetë që nga minuta e parë në fushën e lojës dhe tek ai do të përfundojë të gjithë aksionet që do të organizojë Izraeli.

Në qendër të sulmit do të ketë në krah një tjetër yll të kombëtares izraelite, Lior Rafaelov si dhe do të mbështetet nga Ben Herr.

Tekniku izraelit Elisha Levy ka zgjedhur të zbresë në fushë me rreshtimin 4-3-3. Në mesfushë mendohet të jetë Bibras Natcho, Almog Cohen, Eyal Golasa ose Beram Kayal. Përpara portierit David Goresh në repartin e mbrojtjes do të rreshtohen  Eli Dasa, Eitan Tibi, Shir Tzedek, Taleb Tawatha.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares së Izraelit është shprehur i sigurt tek fitorja teksa ka deklaruar se kjo e sotmja ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje e thjeshtë.

Ashtu si edhe në Tiranë, ku pak orë para ndeshjesh kombëtarja u stërvit në ambientet e hotelit ku qëndroi, edhe në Haifa, hebrenjtë kanë zhvilluar gjatë paradites një seancë stërvitore në oborrin e hotelit. / TV KLAN