femija i djegur

Një fëmijë 18 muajsh ka humbur jetën, i shkrumbuar nga flakët në Bregun Perendimor, pas një zjarrvënie të qëllimshme. Ndërsa prindërit dhe vëllai i tij kanë marrë plagë të rënda, kur kolona hebraike – sipas policisë izraelite – ka lëshuar bomba artizanale në brëndësi të shtëpisë, që ndodhej në fshatin Duma, në afërsi të Nablusit.

Personat që sulmuan shtëpinë palestineze kanë lënë dhe grafite në muret e saj, ku lexohet hakmarrje, në gjuhën hebraike. Policia izraelite e cilësoi një sulm me motive nacionaliste.

Tv Klan