Skuadrat shqiptare vijojnë me përforcimet. Kukësi u përforcua edhe me një tjetër futbollist. Izareliti Siraj Nassar firmosi për ekipin kampion të Shqipërisë, pas një përvoje të gjatë në vendlindje.

Nassar është një mesfushor me tipare sulmuese. 26-vjeçari është afrimi i katërt për Kukësin që do të debutojë në Champions League. Rivali në turin e dytë është Sheriff Traspol i Moldavisë. Kukësi do të përgatitet në Austri ku e humbi me rezultatin e thellë 7 – 0 miqësoren e parë me vendasit e Wolfsberger. Zyrtarizime edhe të Skënderbeu.

Afrim Taku i është bashkuar ekipit në Korçë. Ish-mesfushori i Tiranës firmosi për 1 vit dhe do të jetë gati që në sfidën e parë të Europa League me Sant Julia më 29 qershor. Përforcimet e tjera të merkatos së verës janë Donjet Shkodra, Bruno Dita dhe Goran Vujoviç.