Kontrolli-ShKontrrolli bazë për monitorimin e situatës shëndetësore të popullatës 40-65 vjeç do të fillojë të aplikohet në fillim të 2015. Personat e kësaj grupmoshe do të njoftohen me postë nga ana e mjekut të familjes, për të përfituar këtë kontrroll falas, që do të ofrohet në 250 qendra shëndetësore nga 421 që janë në total në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar edhe analizat që do të përmbaje ky kontrroll.

Paketa e ekzaminimeve parashikohet të përfshijë konsultë të hollësishme me fokus tek konsumi i duhanit dhe i alkoolit, ushqyerja, si dhe aktiviteti fizik. Ndërkohë, në paketë përfshihen ekzaminime fizike, si matja e presionit të gjakut dhe BMI (diametri i barkut), si dhe ekzaminime laboratorike si glicemia, kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, triglyceride, formulë e gjakut, si dhe Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC, albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urinë, feçe për gjak. Po kështu, paketa përfshin ekzaminime për shëndetin riprodhues, kancerin e qafës se mitrës, si dhe mamografi për kancerin e gjirit, por edhe për shëndetin mendor.

Rezultatet e kontrrollit çdo pacienti do ti shkojnë në shtepi me anë të shërbimit postar. Nga përllogaritjet që janë bërë, 15% e kësaj grumoshe mbulohen nga Qendra Shëndetësore shumë të skajshme në vend, gati të izoluara, për të cilat është menduar se do të mbulohen me njësi të lëvizshme. Kryerja e përvitshme e këtyre analizave bazë, do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shendetësor, me një vlerë vjetore prej afro 18 milionë dollarë për 900 mijë përfitues.

Paketa e diagnostikimit bazë shëndetësor për grupmoshën 40-65 vjeç:

1-Monitorim dhe Vlerësim Ushqim / Aktivitet Fizik

2-Indeksi i Obezitetit

3-Matje Tensioni Arterial

4-Vlerësim Alkoli

5-Vlerësim Duhani

6-Analizë Gjaku Komplet

7-Urinë

8-Feçe Gjak Okult